Ballist (Ismail) Morina mund të vetëflijohet në qeli, në rast se drejtësia kroate do të vendosë përfundimisht pro ekstradimit të tij në Serbi.
Ky rrëfim vjen nga bashkëshortja e “Ballistit”, Federica Lo Torto, e cila nëpërmjet një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, tregon çdo peripeci të kaluar: dorëzimin e tij, vuajtjet e saj dhe fëmijëve, dhe betejën ligjore dhe politike për mos-ekstradimin e të shoqit në Beograd.
“Frika ime më e madhe, më duhet ta pranoj, është që ai të vetëflijohet në Kroaci. Ai nuk ka ndërmend të shkojë në Serbi, të niset për në Serbi. Kjo është thelbësore dhe këtë unë dua ta shmang me çdo kusht”, tha Federica.
Kujtojmë se tifozi kuqezi kishte ngritur me dron një flamur të Shqipërisë Natyrale në stadiumin e Partizanit, e cila shkaktoi edhe rrahjen e futbollistëve shqiptarë.
Ndryshe, shteti serb ka kërkuar që të ekstradohet Morina, ku do të gjykohet për nxitje urrejtje dhe racizëm.

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...