Aktori i filmit ‘Home Alone’ ndërroi jetë gjashtë muaj pas vdekjes së djalit të tij, i cili vdiq në gjumë.
Max Heard vdiq në shtratin e tij në dhjetor 2016, gjysmë viti para vdekjes së babait të tij në një dhomë hoteli, transmeton portali arbresh.info

Sipas nënës së tij, 22-vjeçari “vdiq në mënyrë paqësore në gjumë”.
John dhe Sharon Heard kanë edhe një vajzë të quajtur, Annika.

John Heard, 72-vjeç u gjet i vdekur nga një vajzë në një hotel në Kaliforni të premten, sipas burimeve të familjes.
Aktori luajti rolin e babait të Kevinit në filmin e dashur për të gjithë ‘Home Alone’.

Ai gjithashtu ka luajtur në filmin ‘Big’ përkrah Tom Hanks, Gladiator dhe Brief Pelikan, ndërsa serialet e njohura ku aktroi ai ishin Battlestar Galactica dhe The Sopranos.
Vdekja e tij po trajtohet si natyrale./Arbresh.info
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira