Kapitenit të Portugalisë Cristiano Ronaldo i është lejuar nga Konfederata e Kupës së FIFA-s që të kthehet në shtëpi pasi ka konfirmuar lajmin se është bërë baba për herë të dytë nga lindja e binjakët nga një nënë surrogate.
Ronaldo i cili tashmë e ka një djalë shtatë vjeçar të quajtur Cristiano Ronaldo Jnr nga një lidhje e kaluar, ka bërë të ditur lajmin për lindjen e dy djemve të tij pak pasi Portugalia është eleminuar nga turneu, transmeton arbresh.info.
32 vjeçari duket se do të mungojë në ndeshjen e vendit të tretë të Portugalisë kundër Gjermanisë ose Meksikës për shkak së ka kërkuar të kthehet në vendlindje për familjen e tij të re.
Ndryshe, lojtari i shpallur disa herë si lojtari më i mirë i vitit është në lidhje me bukuroshen Georgina Rodriguez e cila është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe pritet të lind një vajzë duke bërë kështu që numri i fëmijëve të tij të shkoj në katër./Arbresh.info.


Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...