Albulena Ukaj, është një këngëtare e re e cila jeton dhe vepron në Zvicër.
Ajo deri më tani ka arritur të realizojë disa këngë të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku, transmeton Arbresh.info
Në vazhdim mund të ndiçni një intervistë të shkurtër përmes së cilës mund të njiheni akoma më shumë me këngëtaren…
Na njofto pak me veten?
-Jam Albulena Ukaj, vajzë e re, e apasionuar në muzikë, shoqëri, familje, shoping, shëtitje. Vij nga rrethina e qytetit të bukur të Prizrenit, nga Korisha ime e mrekullueshme.
Me muzikë merresh moti?
-Qysh se e mbaj mend, pasi gjithmonë muzikën e kam konsideruar si oksigjen, pa të cilin s’mund të jetoj.
A është kjo arsyeja që edhe kënga jote e re titullohet ‘’02’, pra oksigjen?
-Po, lidhet me këtë, por edhe me çdo gjë të dashur.
A po shikohet videoklipi i ri?
-Shumë mirë. Kënga po dëgjohet e pëlqehet. Jam e lumtur për ketë.
Thatë se muzikën e ke në shpirtë?
-Muzikën e kam me të leme e jo me të bleme. Në familjen tonë të gjithë janë marrë me muzikë, ndonëse jo në mënyrë profesionale.
Kënga jote e parë që të ofroi me publikun?
-‘’Nuk të jap afat’’, ky është tituli i këngës që më solli më afër publikut të gjerë. Kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar, por edhe ai jashtë kufijve. Këngen ma ka vjedhur një këngëtare bullgare! Kjo temë është përfolur edhe në media./Arbresh.info

Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...