Sa i përket Gjykatës Speciale dhe rastit të arrestimit të Haradinajt, Hoxha thotë se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca.
Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka thënë se kjo ministri e ka rolin e kufizuar dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi qoftë edhe për ndonjë informatë lidhur me Gjykatën Speciale.
“Ministria e Drejtësisë, nuk e ka asnjë mandat, mirëpo unë besojë në pastëritnë e luftës së UÇK-së, asnjë gjykatë nuk ka arritë ta njollosë luftën as Gjykata Special nuk do të ketë mundësi ta njollosë”, ka thënë ministrja Hoxha në emisionin “Argument Plus”.
E sa i përket ndalimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë bashkëpunon me depertamentin ndërkombëtar përmes zyrës së INTERPOL-it.
“Ne kemi bërë kërkesë për pastrimin apo largimin e emrave nga lista e fletarresteve serbe. Serbia nuk ka të drejtë t’i arrestojë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...