Fituesi i çmimit Oskar, Casey Affleck, thotë se ai është ‘i habitur’ që kompania e tij mund të ketë kontribuar në zgjedhjet e Donald Trumpit president.
Affleck ka qenë kundërshtar i zëshëm i Trump gjatë ndarjes së çmimeve Oscar, ku ai u shpërblye me çmimin si aktori më i mirë për filmin “Manchester by the Sea”, transmeton portali arbresh.info
Por ‘kundër’ tij janë kompania e tij, e cila ka bërë një donacion në vlerë të 5 mijë dollarëve për të ndihmuar në zgjedhjen e Donald Trumpit si president.
Affleck ka theksuar se ‘është i habitur që një donacion i tillë është bërë në emrin e kompanisë së tij’.
“Unë nuk jam në dijeni për këtë dhe nuk jam pyetur për një veprim të tillë, sepse do ta kundështoja”, ka thënë ai.
“Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj ‘lufte’ sepse mendoj që politikat e administratës Trump dhe vlerat që përfaqësojnë janë në kundërshtim me besimet e mia”, shtoi ai./Arbresh.info
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...