QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–Bllacë

19:28 | 5 Qershor 2026
E H

Qarkullimi në pikën kufitare Hani i Elezit–Bllacë është normalizuar plotësisht pas problemeve teknike që kishin shkaktuar ndërprerje të përkohshme në sistemin e regjistrimit të hyrje/daljeve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), defekti në sistem është rregulluar dhe procesi i kalimit të qytetarëve dhe automjeteve po zhvillohet pa pengesa.

Aktualisht, në këtë pikë kufitare nuk raportohen pritje apo kolona, ndërsa qarkullimi po vijon normalisht në të dyja drejtimet. Autoritetet bëjnë të ditur se situata është nën kontroll dhe sistemi funksionon stabilisht./Arbresh.info