Studentja myslimane me mbulesë nga qyteti i Shkupit, Sumeja Ademi (19), bashkë me shoqen e saj të krishtere, të enjten e kaluar janë sulmuar fizikisht dhe verbalisht në qendrën e qytetit të Shkupit nga tre maqedonas të fesë krishtere, duke i porositur se “ky është vend i krishterëve, ndërsa ata me mbulesë të zhduken nga kanë ardhur në Arabinë Saudite”.
Lidhur me këtë incident ministri i MPB-së, Agim Nuhiu theksoi se rasti nëse është denoncuar, do të reagohet menjëherë.
“Ashtu siç reagoi policia për sulmin ndaj qytetarëve të Kosovës, ashtu do të reagohet për çdo dhunë, kanosje apo veprim të kundërligjshëm. Në SPB të Shkupit nuk kemi ndonjë paraqitje të rastit në fjalë. Inkurajojmë qytetarët që rastet me elemente dhune dhe kanosje t’i drejtohen policisë. Edhe Ju urdhëroni paraqiteni rastin konkret nëse keni informacion të nevojshëm. Rastet e tilla kërkojnë bashkëpunim me të gjithë!”, deklaroi për portalin Tetova1, ministri Nuhiu.
Sumeja tha se ishin sulmuar nga një grup prej tre personash, dy meshkuj dhe një femër derisa po rrinin në ulëset e sheshit. Në kohën kur kaloi grupi pranë tyre, siç thotë Sumeja, duke mos ditur se shoqja e saj është maqedonase ata ndaluan dhe filluan t’i provokojnë me fjalë si shqiptarë të ndyrë, terroristë të mallkuar”.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...