Psikologët na kanë treguar me qindra herë se nëse çiftet përqafohen me njëri tjetrin derisa flenë, japin një indikacion ose shenjë të një lidhje dashurie shumë të afërt me besim të ndërsjellë.
Por duket se të flesh e përqafuar me të dashurin është një gjë e mirë për shëndetin, pra ju bën mirë.Studiuesit në Universitetin e Pittsburgh sipas hulumtimeve të tyre kanë gjetur së fjetja duke u përqafuar me njeriun që doni ul nivelet e kortizolit ashtu si edhe e zvogëlon hormonin e stresit në gjakun tuaj.
Kjo me shumë gjasë ndodh pasi njerëzit ndjejnë siguri derisa flenë kështu.Në të njëjtën kohë, ngritja e nivelit të kortizolit në gjak mund të sjellë depression, sëmundje të zemrës dhe të dobësojë sistemin tuaj imunitar, transmeton Klan Kosova.
Shkencëtarët kanë thënë gjithashtu se të flesh në këtë pozicion ndihmon trupin që të prodhojë oksitocinë, që është hormoni i dashurisë që është përgjegjës për gjendjen tuaj emocionale, duke ndihmuar kështu sistemin imunitar dhe përshpejtimin e metabolizmit tuaj.Andaj, me gjithë këto arsye, duket se dashuria nuk është vetëm ndjenjë e mirë, por edhe ndjenjë që i bën shëndetit tonë mirë.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...