Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga një kompleks turistik në Katar, duke e paraqitur atë si dëshmi të kapaciteteve investuese të vëllezërve Al Khayyat, të cilët janë të përfshirë edhe në projektin turistik të Zvërnecit.
Sipas Ramës, resorti është ndër destinacionet më të frekuentuara turistike në Lindjen e Mesme dhe menaxhohet nga marka Anantara Hotels & Resorts. Ai theksoi se investimi është realizuar nga të njëjtët investitorë që marrin pjesë edhe në projektin e planifikuar në Zvërnec.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë hodhi poshtë kritikat ndaj projektit, duke argumentuar se një kompani me përmasa të tilla nuk do të rrezikonte reputacionin e saj me veprime që do të cenonin standardet e investimit.
Rama solli gjithashtu të dhëna për Power International Holding, duke theksuar se grupi përfshin qindra kompani në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ka dhjetëra mijëra punonjës dhe shtrin aktivitetin e tij në dhjetëra vende të botës.
Përmes këtij postimi, kryeministri synon të mbështesë projektin e Zvërnecit, duke e lidhur atë me përvojën dhe investimet ndërkombëtare të partnerëve nga Katari./Arbresh.info
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...
Ndërron jetë aktori Anthony Head, ylli i “Buffy the Vampire ...
Maqedoni: Rritje e ndjeshme e dhunës në familje në maj 2026
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...