Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e sigurisë për 17 persona

10:29 | 28 Maj 2026
Q L

Policia e Durrësit ka bërë të ditur këtë të enjte operacionet që ka zhvilluar në kuadër të goditjes së rasteve të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave dhe ka ekzekutuar masat e sigurisë për 17 persona.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se janë ekzekutuar masat e sigurisë për 17 persona, nga të cilët 13 janë në “arrest në burg”, 4 në “arrest në shtëpi”, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Kanë rënë në pranga Ervin Tahiri, Ervin Keçi, Fabrinio Durmishi, Hamdi Ibrahimi, Klevi Shani, Oligert Xhani, Elson Gjepali, Marjo Gjoshi, Indrit Dauti, Saimir Vezi, Ermal Çalliku, Armand Emini dhe Tani Muça (Ferra).

“Objektivi i operacionit, identifikimi dhe arrestimi i shtetasve që tentonin të shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

Gjatë operacionit, sekuestrohen sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike Heroinë, Kokainë dhe Cannabis Sativa, 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë.

Ekzekutohen masat e sigurisë për 17 shtetas (për 13, masa “Arrest në burg”; për 4, masa “Arrest në shtëpi”). Shpallet në kërkim 1 shtetas.

Shtetasit akuzohen se në bashkëpunim, kanë siguruar lëndë narkotike, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave në Shijak dhe në Manzë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme