Të paktën 16 nxënës kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një shkollë në Kenia, kanë bërë të ditur autoritetet policore, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas Policisë së Kenias, zjarri ka përfshirë një konvikt të shkollës, ku nxënësit ndodheshin në momentin e shpërthimit të flakëve. Përveç viktimave, raportohet edhe për nxënës të tjerë të lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës kanë vazhduar kërkimet në terren, raporton BBC.
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe tronditje në opinionin publik në Kenia, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë në shkollat me konvikt në vend.
Kurti: Themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri, do ta ...
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...
Delegacioni i BE’së në Tiranë citon komisioneren Kos: Shqipë...