Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit

10:21 | 28 Maj 2026
Q L

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Rolando Maran, ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun.

Vijnë për herë të parë në Kombëtare mesfushori i Carrarese Luis Hasa dhe portieri i Partizanit, Pano Qirko. Në listën e parë të trajnerit italian, i emëruar në krye të Shqipërisë vetëm pak kohë më parë, mungojnë emra si, Tomas Strakosha, Ernest Muçi dhe Rey Manaj. Të gjithë për arsye dëmtimi, ashtu sikurse Nazmi Gripshi.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Izraelit (3 qershor, 20:00, “Air Albania”) dhe ndaj Luksemburgut (6 qershor, 20:00, “Air Albania”).

Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi. Mungojnë për arsye lëndimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj.

Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti.

Sulmues: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Biletat për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Shpërndaje në rrjete sociale