Mallorca ka rënë nga La Liga pas një sezoni dramatik, duke i dhënë fund qëndrimit në elitën e futbollit spanjoll.
Në një nga momentet më të vështira për klubin, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka reaguar me një mesazh emocional drejtuar tifozëve, duke shprehur dhimbjen e tij të madhe pas këtij zhgënjimi, shkruan Arbresh.info.
Përkundër rënies nga liga, Muriqi ishte ndër pikat më të ndritshme të skuadrës këtë sezon, duke realizuar plot 23 gola, vetëm dy më pak se Kylian Mbappé, i cili përfundoi si golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Në mesazhin e tij prekës, reprezentuesi i Kosovës theksoi lidhjen e fortë me tifozët dhe besimin se Mallorca do të rikthehet aty ku e ka vendin.
“Sot fjalët vërtet janë të vështira. Sepse dhimbjen dhe trishtimin që ndjeni ju, e ndiej edhe unë thellë në zemër.”
“Gjatë gjithë sezonit kemi qeshur bashkë, kemi vuajtur bashkë. Kemi kaluar momente të vështira, por kurrë nuk e kemi humbur besimin tek njëri-tjetri. Sa herë kam dalë në fushë, e kam ndjerë përgjegjësinë për ta mbrojtur këtë fanellë dhe mbështetja juaj më ka dhënë gjithmonë forcë.”
“Futbolli ndonjëherë mund të jetë shumë i padrejtë. Por kushdo që e njeh shpirtin e Mallorcas e di një gjë: ky klub gjithmonë është ditur të ngrihet. Dhe unë besoj në këtë me gjithë zemër.”
“Sot jemi të trishtuar, të lënduar… por kjo stemë do të rikthehet aty ku e meriton. Sepse historia e Mallorcas nuk është shkruar kurrë me dorëzim.”
“Faleminderit të gjithëve që keni qenë me ne në çdo moment”, ka shkruar Muriqi.
Pavarësisht zhgënjimit kolektiv, sezoni individual i “Piratit” mbetet për t’u duartrokitur, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga sulmuesit më të mirë në futbollin spanjoll.
Tani mbetet të shihet nëse Muriqi do të vazhdojë me Mallorcan edhe në Segunda División, apo nëse paraqitjet e tij do t’i hapin derën një aventure të re në elitën evropiane./Arbresh.info
Kurti: Një IPK e fortë, një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...