Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e kësaj partie në tubimin hapës të fushatës zgjedhore, që do të mbahet të enjten, më 28 maj në Ferizaj, nga ora 20:00.
Hamza, përmes një njoftimi në Facebook, është shprehur se PDK është e vendosur për t’i dhënë fund krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën.
“Nga Ferizaj nisim rrugëtimin për ta ndryshuar Kosovën! Shumë të dashur aktivistë, struktura dhe qytetarë të Kosovës, të enjten, nga ora 20:00, ju ftoj të gjithëve në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e bukur të Ferizajt. Jemi bashkë, me energji, besim dhe dashuri për atdheun tonë. Dhe jemi të vendosur që t’i themi STOP krizës dhe, bashkë me secilin prej jush, ta ndryshojmë Kosovën. Ju mirëpres!”, ka shkruar Hamza.
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...