Real Madrid është shumë pranë rikthimit sensacional të José Mourinho në stolin e klubit madrilen, plot 13 vite pas largimit të tij nga “Santiago Bernabeu”.
Sipas raportimeve të “Sky Sport Italia”, gjiganti spanjoll ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 3 milionë eurosh për ta shkëputur Mourinhon nga kontrata me Benfica.
Pagesa është realizuar të hënën, më 18 maj, duke i hapur rrugë rikthimit të bujshëm të teknikut portugez në Madrid.
Ky veprim konsiderohet si hapi vendimtar i presidentit Florentino Pérez për të rikthyer “Special One” në krye të skuadrës, pas një sezoni zhgënjyes pa trofe.
Mourinho kishte drejtuar Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Negociatat mes klubit dhe agjentit të trajnerit, Jorge Mendes, kanë avancuar me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Edhe pse Mourinho kishte lënë të kuptohej se mund të vazhdonte te Benfica, projekti i ri i Real Madridit duket se e ka bindur për rikthimin.
Sipas raportimeve, palët kanë arritur marrëveshje verbale për një kontratë dyvjeçare, e cila do të hyjë në fuqi pas përfundimit të sezonit aktual.
Vetë Mourinho kishte komentuar së fundmi situatën duke deklaruar:
“Nuk kam dëgjuar ende asgjë direkt nga Real Madridi, por askush nuk është naiv. Ka bisedime mes Jorge Mendes, presidentit dhe drejtuesve të klubit. Javën e ardhshme do të flas personalisht me Real Madridin dhe më pas do të marr vendimin tim.”
Drejtuesit madrilenë synojnë ta prezantojnë Mourinhon si trajner të ri menjëherë pas përfundimit të sezonit në La Liga. Ndeshja e fundit e Realit është ndaj Athletic Club këtë fundjavë.
Perez besohet se e sheh Mourinhon si figurën ideale për të rikthyer disiplinën dhe mentalitetin fitues në dhomat e zhveshjes, pas problemeve të shumta që skuadra ka pasur gjatë sezonit.
Portugezi pritet ta zëvendësojë Álvaro Arbeloa dhe tashmë ka nisur të analizojë repartet që kanë nevojë për përforcime, me fokus të veçantë te përgatitja fizike dhe rotacioni i lojtarëve, pas valës së madhe të lëndimeve që goditi skuadrën këtë edicion./Arbresh.info
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa rrugë të kry...
Hamza në Vushtrri: Familjet po përballen me vështirësi të më...
IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit pë...
Komunat paralajmërojnë dërgimin në Kushtetuese të Rregullore...
Irani paralajmëron: Sulmet e reja nga SHBA mund ta zgjerojë ...
Përplasjet për Aeroportin e Vlorës, përfaqësuesi ligjor: Pol...