Përfaqësuesit e kompanisë “Mabco”, në pronësi të biznesmenit të njohur Behgjet Pacolli kanë dalë këtë të mërkurë, më 20 maj, në një konferencë për mediat, ku kanë folur lidhur me përplasjet e ditëve të fundit të cilat kanë sjellë bllokim të punës në aeroportin e Vlorës.
Këto përplasje kanë vonuar vënien në punë të Aeroportit të Vlorës dhe po shtyjnë pa një afat të caktuar edhe inagurimin e tij të programuar për tu kryer në fund të muajit maj.
Lidhur me këtë përplasje foli edhe përfaqësuesi ligjor i kompanisë Ili Gërdupi, i cili tha se Policia po mbështet vetëgjyqësinë.
“Policia na ndalon hyrjen, por sipas kontratës VIA merr udhëzime nga ortaku, nuk jep urdhra për shoqërinë mëmë dhe nuk mund të marrë një vendim të tillë
Policia duke mbështetur një vendim të tillë pa patur një proces gjyqësor është një masë në kufijtë e vetëgjyqësisë që bie në kundërshtim me Kodin Penal.”, tha Gërdupi.
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...