New York Knicks e mposht Clevelandin pas vazhdimeve, në finalen konferencën së Lindjes

09:52 | 20 Maj 2026
D.H

New York Knicks ka arritur të shënoj fitoren e parë në finalen e konferencës së Lindjes, duke e mposhtur Cleveland Cavaliers me rezultat 115-104 pas vazhdimeve.

Ndeshja nisi më mirë për Knicks të cilën e fituan periudhën e parë 23-16, mirëpo mysafirët u rikthyen fuqishëm në etapën e dytë për të shkuar me dy pikë epërsi në pjesën e parë (46-48).

Edhe në çerekun e tretë, dominoi Cleveland ku e thelli epërsinë në 14.

Mirëpo, Knicks nuk u dorëzua dhe në fundin e takimit barazoi rezultatin në 101-101 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime më të koncentruar ishin vendasit ku e fituan 14:3 dhe në fund fituan 115-104.

Më i dalluari në fitoren e Knicks ishte Brunson me 38 pikë, lojë të mirë bëri edhe Bridges me 18 sosh.

Kurse tek Cleveland nuk mjaftoi paraqitja e Mitchellit me 29 pikë për ta shmangur humbjen.

Ndeshja e dytë luhet me 22 maj, ndërsa fituesi i katër ndeshjeve kalon në finalen e madhe të NBA. Në finalen tjetër të perëndimit ndeshen Oklahoma City Thunder me San Antonio Spurs, ku rezultati i serisë është (0:1)./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale