Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka vendosur që ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese Rregulloren e Qeverisë për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civili për vlerësim të kushtetutshmërisë së saj.
Sipas AKK-së, komunat nuk do ta lejojnë cenimin e vetëqeverisjes lokale, ku sipas tyre, e drejta e vetëqeverisjes lokale është kategori kushtetuese dhe garantohet me Kushtetutën e vendit, ligjet në fuqi dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.
“Komunat ushtrojnë kompetencat e tyre vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara përmes organeve përfaqësuese dhe në përputhje me parimet e decentralizimit dhe subsidiaritetit. Pushteti qendror ka të drejtë të ushtrojë vetëm kontrollin e ligjshmërisë ndaj akteve komunale, por jo të ndërhyjë në kompetencat kushtetuese dhe autonome të komunave. Çdo veprim që tejkalon këtë kufi përbën cenim të rendit kushtetues dhe të autonomisë lokale”.
“Në këtë frymë, Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se Rregullorja e Qeverisë Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil përfaqëson ndërhyrje të drejtpërdrejtë në kompetencat e komunave, duke centralizuar procedurat e rekrutimit të stafit komunal dhe duke reduktuar autonominë funksionale të pushtetit lokal”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Më tej, AKK-ja tha se një qasje e tillë e qeverisë bie ndesh me Kushtetutën e vendit, me parimin e subsidiaritetit dhe me standardet evropiane të qeverisjes lokale.
“Për këtë arsye, AKK-ja, përmes komunave, do ta dërgojë këtë Rregullore të Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së saj, me qëllim mbrojtjen e autonomisë lokale dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...