Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.
Nga Policia e Kosovës, për media kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se, sipas mjekut, viktima kishte arritur pa shenja jete në Qendrën Emergjente në këtë komunë.
‘’Sipas mjekut kujdestar, viktima në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete. Për këtë, ai ka lëshuar raport me shkrim, në të cilin konstatohet se viktima kishte pësuar arrest kardiak dhe është rekomanduar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e autopsisë.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Me vendim të tij është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është urdhëruar të dërgohet për autopsi në IML-Prishtinë’’, ka njoftuar policia.
Lexo edhe:
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike në Ferizaj
22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike ...
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...