Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se Irani ka kërkuar armëpushim por përjashtoi çdo marrëveshje derisa ngushtica strategjike e Hormuzit të rihapet plotësisht për transportin e naftës dhe energjisë.
Trump tha më herët se lufta mund të përfundojë brenda “dy javësh, ndoshta tre”.
Nga ana tjetër, Teherani ka mohuar kategorikisht se po zhvillon negociata aktuale për armëpushim. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka thënë se Republika Islamike ka “vullnetin e nevojshëm” për një ceasefire, por vetëm nëse kundërshtarët garantojnë se armiqësitë nuk do të përsëriten.
Ndërkohë, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) konfirmoi se kanë goditur një tanker nafte në Gjirin Persik, të cilin e quajtën si “të lidhur me Izraelin”.
Anija u dëmtua pranë brigjeve të Katarit, por nuk pati viktima.
IRGC theksoi se ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për “armiqtë” e Iranit.
Irani ka kryer sulme të reja me raketa ndaj Izraelit dhe vendeve aleate të Gjirit.
Lufta, e cila filloi më 28 shkurt 2026 me sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite, ka shkaktuar një krizë globale energjetike pasi Irani mbylli ngushticën e Hormuzit – rrugën kryesore ku kalon një e pesta e naftës botërore.
Deklaratat e Trump-it kanë luhatur vazhdimisht mes tonit luftarak dhe atij pajtues. Ai tani lidh çdo armëpushim drejtpërdrejt me rihapjen e ngushticës, ndërsa vazhdon operacionet ushtarake.
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...