Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë është shtyrë sërish, ndërsa seanca e ardhshme është caktuar të mbahet më 3 prill, në orën 09:00.
Në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Po ashtu, mungoi edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila u përfaqësua nga mbrojtësit ligjorë. Në sallë ishte i pranishëm vetëm biznesmeni Elman Abule.
Seanca u shoqërua me përplasje mes palëve lidhur me vijimin e procesit gjyqësor.
Avokati i Fatmir Bektashit, Sokol Hazizi, kërkoi ndarjen e çështjes, duke argumentuar se procesi nuk mund të vazhdojë në këtë formë.
Nga ana tjetër, prokurori Ols Dado e cilësoi këtë kërkesë si një strategji për zvarritjen e gjykimit, duke theksuar se prej muajsh nuk është arritur të hyhet në shqyrtimin e themelit të çështjes.
Avokati Plarent Ndreca kundërshtoi këto pretendime, duke deklaruar se mbrojtja synon një proces të rregullt dhe të shpejtë, pa cenuar të drejtat procedurale. Ai shtoi se kërkesa për ndarjen e çështjes nuk mund të shqyrtohet në këtë fazë pa u shprehur të gjitha palët.
Më 24 mars u zhvillua seanca e dytë e gjyqit në themel për këtë çështje, e cila u dërgua për gjykim nga Gjykata e Posaçme më 9 shkurt, pas hetimeve të kryera nga SPAK.
Veliaj ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025 dhe përballet me 13 akuza, përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre. Hetimet pretendojnë se në disa raste janë përfituar favore të paligjshme nga kompani të ndryshme në këmbim të lejeve të ndërtimit dhe fondeve publike nga Bashkia e Tiranës.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në disa raste, si dhe për fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.
Ndërkohë, në listën e të pandehurve përfshihen edhe biznesmenë të ndryshëm, të cilët sipas organit të akuzës dyshohet se kanë kryer korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë, si dhe kanë fshehur dhe pastruar të ardhura të paligjshme.
Në këtë çështje është përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka, e akuzuar për veprime që kanë penguar zbardhjen e së vërtetës, si dhe një punonjës i sistemit penitenciar, i dyshuar për futje të sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...