Me datën 30.03.2026 janë iniciuar dy vepra penale: “Sulmi” dhe “Kanosja”. Për veprën penale “Sulmi” i dyshuar është E.B., (26 vjeç) ndërsa për veprën penale “Kanosja” i dyshuar është H.B.
Me datën 31.03.2026 është intervistuar i dyshuari E.B, lidhur me veprën penale “Sulmi”, i cili ka pranuar se posedon dy armë me leje: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, si dhe municion.
Nga Njësia e Hetimeve, në asistim të Njësisë Reaguese, me urdhër të prokurorit të shtetit janë konfiskuar dy armët dhe 51 fishekë.
Pas intervistimit, i dyshuari E.B. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër, H.B., për veprën penale “Kanosja”, gjendet jashtë shtetit dhe është futur në kërkim policor.

Von der Leyen: Shqipëria po avancon me ritëm të shpejtë drej...
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...