Shqipëria është ekipi i vetëm në Gupin B të play-off-eve të UEFA-s që nuk ka marrë kurrë pjesë në Kampionat Botëror.
Për të arritur për herë të parë në Kupën e Botës, të përzgjedhurit e Sylvinhos do të duhet ta mposhtin Poloninë në gjysmëfinale dhe më pas të fitojë ndaj fituesit të përballjes Suedi–Ukrainë në finale.
Në një intervistë për FIFA-n, portieri Thomas Strakosha shpjegoi se kualifikimi për Kupën e Botës 2026, do të sillte gëzim të jashtëzakonshëm për gjithë vendin, së bashku me miliona shqiptarët që jetojnë jashtë.
I lindur në Athinë dhe i formuar si lojtar në Itali, Strakosha e di mirë se çfarë do të thotë të vish fanellën e kombëtares në një turne të madh.
Ndërsa ka kaluar netë nën dritat e UEFA Champions League me Lazion dhe ka luajtur për pak kohë te Premier League me Brentford, ato përvoja janë të zbehta krahasuar me emocionin e përfaqësimit të Shqipërisë në Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Tani, kur e imagjinon mundësinë për të udhëhequr vendin e tij në Botërorin e parë, ku Grupi F do t’i vendoste kundër Tunizisë, Holandës dhe Japonisë, Strakosha shfaq një buzëqeshje të gjerë.

FIFA: Kjo gjysmëfinale kundër Polonisë mund të jetë hapi i parë drejt realizimit të ëndrrës tuaj. Çfarë po mendoni aktualisht?
Thomas Strakosha: “Të them të vërtetën, isha i ngazëllyer edhe para kësaj ndeshjeje. Nuk është thjesht një gjysmëfinale për ne, është një finale. Është një ndeshje e madhe, pasi kemi mundësinë të bëjmë histori për Shqipërinë dhe për gjithë vendin. Të luash për vendin tënd në Botëror, sidomos në Amerikë ku jetojnë kaq shumë shqiptarë, do të ishte një ëndërr jo vetëm për mua, por për të gjithë të përfshirët.”
Mes Polonisë, Suedisë dhe Ukrainës, ju jeni ekipi i vetëm që nuk ka marrë pjesë kurrë në Botëror. A e bën kjo që të ndiheni më të qetë psikologjikisht?
“Po të jem i sinqertë, po, ne jemi autsajder dhe historia tregon këtë. Por besojmë se kemi atë që duhet. Nuk është rastësi që kemi arritur deri këtu. E meritojmë të jemi këtu. Ne e dimë mirë se Polonia është më lart në renditje se ne, por do të jetë një ndeshje konkurruese. Për ne, kjo është një finale, ashtu si për ta.”
Polonia ka një sulmues cilësor si Robert Leëandoëski dhe një skuadër plot talent. Si planifikoni ta sfidoni ata?
“Janë një nga skuadrat më të organizuara që kam përballuar vitet e fundit. Kanë lojtarë shumë cilësorë: Leëandoëski është emri i parë që më vjen në mendje, dhe edhe Piotr Zielinski, për të cilin kam shumë respekt. Sipas mendimit tim, janë një nga kombëtaret më të forta të nivelit të dytë, jo shumë larg skuadrave të nivelit të parë si Franca, Italia dhe Spanja. Ne kemi fat që kemi një sulmues me potencial të madh si Armando Broja. Nëse ai luan rregullisht, rreth 30–40 ndeshje në sezon, mund të bëjë hapin e madh. Na duhen lojtarë të këtij kalibri, që mund të ndryshojnë një ndeshje.”
Kampanja juaj në UEFA EURO 2024 tregoi se mund të përballeni me këdo. Çfarë mësuat nga ajo eksperiencë?
“Ishte një kënaqësi e madhe të luaja kundër skuadrave kaq të forta; doja të shihja ku qëndronim. Mendonim se do të ishim mbi kokë, por në fund u treguam të barabartë. Mund të kishim fituar edhe kundër Kroacisë. Ishte një përvojë e mrekullueshme, një nga atmosferat më emocionuese në karrierën time.”

Sylvinho është në krye të ekipit që nga 2023. Si do ta përshkruanit atë dhe si keni përmirësuar si skuadër?
“Na mësoi të besojmë më shumë tek vetja, duke mbajtur gjithmonë këmbët në tokë. E dimë se mund të kishim bërë më mirë në disa ndeshje, por ai na dha besim të madh dhe një shtysë reale për kualifikueset e Botërorit. Që nga koha që është me ne kemi përparuar shumë. Ka sjellë stabilitet të vërtetë në ekip. Nuk kemi shumë kohë së bashku gjatë vitit, kështu që është thelbësore të kemi një bazë të fortë. Tani jemi një skuadër më e bashkuar dhe dimë çfarë mund të arrijmë.”
Si shumë nga bashkëlojtarët tuaj, ju keni lindur jashtë vendit. Çfarë do të thotë të përfaqësoni Shqipërinë?
“Është një burim i madh krenarie. Jemi rritur duke respektuar dhe dashur rrënjët dhe trashëgiminë tonë. Edhe nëse ke lindur jashtë, ndjen një lidhje të fortë. Është një nder i madh të luash për Shqipërinë. Nuk kisha dyshime, edhe pse mund të luaja për Greqinë. Prindërit gjithmonë më mësuan të respektoj të gjithë, por të kem një dashuri të thellë për vendin tim. Jam mirënjohës Shqipërisë për eksperiencat që më ka dhënë dhe kurrë nuk më ka shkuar ndër mend të luaj për dikë tjetër.”
Mund ta imagjinoni atmosferën në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë nëse arrini në Botërorin 2026?
“Nuk mund ta imagjinoj fare se si do të ishte. Euro 2024 ishte fantastike, por një Botëror, sidomos në Amerikën e Veriut, do të ishte diçka tjetër. Do të ishte një festë për shqiptarët kudo në botë. Madje nuk dua të mendoj akoma për këtë, as për fazën e grupeve. Tani, duhet të përqendrohemi te ndeshja kundër Polonisë.”

Hiqet kufizimi për kualifikimet arsimore në pensionet kontri...
Peci: Unë rekomandova që billbordi i Thaçit dhe Veselit mos ...
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...