Një ngjarje e rëndë raportohet në Shkodër. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i ABC News, Simon Shkreli, mësohet të ketë ndodhur një plagosje në lagjen “Perash” të Shkodrës.
I plagosur ka mbetur 42-vjeçari Genc Hoxha, i cili ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq autori është shpallur në kërkim nga policia.
“Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran