Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se Kuba po përjeton një krizë të thellë ekonomike dhe se ndryshimet politike në ishull është e mundur të ndodhin në një të ardhme të afërt.
Donald Trump për Politico nënvizoi se administrata amerikane ka shtuar presionin ndaj Kubës, përfshirë shtrëngimin e sanksioneve dhe kufizimeve në furnizimet me burime energjetike.
Faktori kyç, sipas tij, ka qenë kriza ekonomike, e përkeqësuar nga ndalimi i furnizimeve me naftë nga Venezuela, duke shkaktuar probleme serioze me karburantin dhe energjinë në vend.
Zhvillimet e fundit nga përplasjet ushtarake në Lindjen e Mesme
Trump tha se kjo situatë ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes së tij, e cila “ndaloi të gjithë naftën dhe paratë” që vinin nga Venezuela.
Ai gjithashtu theksoi se “regjimi armiqësor në Kubë nuk do të zgjasë shumë”.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Izraeli po vazhdojnë me intensitet të lartë të bombardojnë objektiva të regjimit iranian. /Telegrafi/
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...