Reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta kanë shkaktuar kaos në disa rajone të Rumanisë, duke bllokuar trafikun ajror e rrugor, duke mbyllur shkolla dhe duke lënë pa energji elektrike mbi 166 mijë familje.
Autoritetet kanë shpallur alarm të kuq për zonat qendrore, jugore dhe lindore të vendit. Sipas meteorologes Florinela Georgescu për Digi24, bëhet fjalë për një nga episodet më të rënda të këtij dimri. Ndërprerje energjie janë raportuar në 205 lokalitete në dhjetë qarqe, ndërsa shërbimet e emergjencës po punojnë për rikthimin e energjisë.
Situata është veçanërisht e rënduar në kryeqytetin Bukuresht, ku transporti publik është ndërprerë dhe trenat që mbërrijnë në stacionin kryesor po regjistrojnë vonesa mbi gjashtë orë, raportoi AFP. Në aeroportin Ndërkombëtar Henri Coandă, deri në orën 11:00 GMT nuk u nis asnjë fluturim, ndërsa tetë u anuluan, pesë u devijuan dhe dy pista u mbyllën për shkak të një shtrese bore rreth 30 centimetra.
Ekipet e shpëtimit në kryeqytet kanë ndërhyrë për të larguar 241 pemë dhe 18 shtylla elektrike të rrëzuara nga pesha e borës, si dhe për të zhbllokuar automjete të mbetura në rrugë. Qendra e Informacionit të Trafikut njoftoi gjithashtu mbylljen e disa segmenteve autostradash dhe rrugësh kombëtare në disa qarqe.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka lëshuar paralajmërime urgjente, ndërsa Departamenti i Emergjencës ka aktivizuar sistemin e njoftimeve për popullatën, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme. Fenomeni ekstrem ka prekur 67 zona në 21 qarqe dhe kryeqytetin.
Në zonat malore, reshjet kanë qenë edhe më intensive. Në Bâlea Lac u regjistruan 162 cm borë, ndërsa në Semenic mbi 140 cm. Në Sinaia u matën 64 cm, në Predeal rreth 40 cm dhe në Braşov rreth 35 cm. Në jug të vendit trashësia varionte nga 18 deri në 30 cm, ndërsa rajoni i Moldavia regjistroi reshje të moderuara.
Autoritetet paralajmërojnë se kushtet e motit pritet të mbeten të vështira edhe në orët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
A bit of snow today here in Bucharest 👀🤣 pic.twitter.com/xJH5DSosxC
— Michael Chiles 🌍 (@m_chiles) February 18, 2026
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...