Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje në tentativë

09:51 | 20 Janar 2026
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Sipas njoftimit të policisë, ai është arrestuar të hënë në mbrëmje.

“Me datë 19.01.2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP) – ekipi FAST, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin, i cili ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftim.

Ai thuhet se pas arrestimit dhe në bazë të urdhrit të Prokurorit Kujdestar, është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale