Një nga bllokuesit pranë Parlamentit të Serbisë, ka qëlluar sot me armë zjarri një person, dhe më pas ka djegur një tendë para Kuvendit.
70 vjeçari Vladan A. është arrestuar sot para Kuvendit të Serbisë për dyshimin se ka qëlluar dhe plagosur 54 vjeçari Milani B.
Media serbe Kurir flet mbi dyshimet se i arrestuari, Vladan A. tutje ka hedhur një grusht plumbash në zjarr.
Milan B. është plagosur në kofshë dhe nuk është në rrezik për jetën.
Prokurori i Prokurorisë së Lartë të Beogradit ka dalë në vendngjarje për të bërë hetimin.
Zona përpara Kuvendit është rrethuar me shirit policor, dhe është në proces shuarja e zjarrit që shpërtheu pas të shtënave në një prej çadrave përpara Parlamentit atje.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...