Kryeministri në detyrë, Albin Kurti rreth një vit më parë i kishte kërkuar ish-deputetit të PDK-së, Hisen Berisha të mos rrinte me analistin Fatmir Sheholli.
Kurti nga foltorja e Kuvendit të Kosovës kishte thënë se kjo do t’i bënte nderë të madh vendit pasi sipas tij, ai është bashkëpunëtor i Serbisë.
“Unë nuk e kuptoj Hisen Berishën, vjen në orën e tetë të diskutimit dhe flet me fjalim të shkruar. Ju mund ta ndihmini shtetin e Kosovës dhe unë kam një kërkesë për juve, mos e tako Fatmir Shehollin”, kishte thënë Kurti.
Fatmir Sheholli është arrestuar sot me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas hetimeve disa mujore nën dyshimin për spiunazh.
Arrestimi është kryer nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në regjionin e Prishtinës, me asistencë edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Sipas njoftimit zyrtar, Sheholli është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërkohë që njësitet relevante të Policisë janë duke kryer bastisje në vendbanimin e tij, me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Policia dhe AKI bastisin shtëpinë e Fatmir Shehollit pas arrestimit për spiunazh
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...