Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, me urdhër të saj, është arrestuar sot Fatmir Sheholli, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.
Arrestimi është kryer nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në regjionin e Prishtinës, me asistencë edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Sipas njoftimit zyrtar, Sheholli është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërkohë që njësitet relevante të Policisë janë duke kryer bastisje në vendbanimin e tij, me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale.
“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...