Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për marrëdhëniet e saj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se gjatë mandatit të saj nuk ka pasur dallime për politikën e Kosovës ndaj Serbisë.
Gjatë konferencës, shefja e vendit tha se gjithmonë kemi qenë në një linjë.
“Gjatë këtyre pesë viteve që jam presidente dhe Kurti kryeministër, nuk kemi pasur asnjë dallim në qëndrimin se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiqi, nga Serbia dhe nga shërbëtorët e tyre në Kosovë. Kjo kurrë nuk na ka nda, gjithmonë kemi qenë në një linjë. Kishte qenë e udhës të thuhej se VV-ja po pajtohet me presidenten. Ne do të jemi gjithmonë afër dhe në bashkëpunim për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia. Sa i përket rikandidimit tim, do të vendosim në kohën e duhur, por ndërkohë disa gazetarë po më sulmojnë dhe po më nxisin të punoj edhe më fuqishëm.”, ka thënë Osmani./Arbresh.info
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...