Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, edhe këtë vit do të vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.
Ky çmim, për javën e parë në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Valmir Veliu.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Enes Shoshollit, Lulzim Berishës dhe Naim Kodraliut. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e parë në këtë edicion kampional t’i takojë Valmir Veliut, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një gol tjetër për skuadrën e tij në ndeshjen kundër FC Dukagjinit (2:3), duke qenë vendimtar që skuadra kryeqytetase ta nisë edicionin me fitore.
Pasi mori këtë çmim, Veliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
“Të luash për Prishtinën është ëndërr e çdo lojtari. Jam ambientuar shumë mirë dhe shumicën e lojtarëve i kam njohur më herët. Të luash në Klinë është gjithmonë e vështirë, por ia dolëm të shënojmë fitore. Personalisht gëzohem që e kam ndihmuar ekipin me gol dhe me asistim.
Ky çmim për mua është motiv të punoj dhe të ushtroj më tutje, si dhe të vazhdoj ta ndihmoj ekipin çdo javë.
Prishtina, çdo vit, synim e ka titullin kampion ose daljen në Evropë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...