Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkruan se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka vendosur që Komuna e Prishtinës “ka të drejtë të vazhdojë me procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do të menaxhojë mbeturinat në kryeqytet”.
Sipas tij, e drejta është në anën e Komunës së Prishtinës.
“Pas një sërë pengesash të qëllimshme nga kompania rajonale “Pastrimi” SH.A – përfshirë greva, bllokime dhe ankesa të njëpasnjëshme – Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka vendosur qartë:
Komuna e Prishtinës ka të drejtë të vazhdojë me procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do të menaxhojë mbeturinat në kryeqytet.
Kjo është një fitore për interesin publik dhe për të gjithë qytetarët që meritojnë një qytet të pastër dhe një shërbim të mirëfilltë.
Me këtë vendim, i jepet fund një bllokade të padrejtë që kishte për qëllim sabotimin e procesit të prokurimit, i zhvilluar me procedurë të hapur dhe në përputhje të plotë me ligjin.
Komuna do të vazhdojë me përkushtim për të garantuar një sistem të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të mbeturinave, duke vendosur qytetarin në qendër të çdo vendimi”, thuhet në njoftimin e tij./Arbresh.info/
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës