Psikologu Mark Westmoquette thekson se përjetimi i rregullt i habisë – ndjenja e mahnitjes dhe lidhjes me diçka më të madhe se vetja – ka përfitime të mëdha për mirëqenien tonë mendore.
Kjo ndjenjë ul ritmin e zemrës, rrit nivelin e oksitocinës dhe redukton inflamacionin në trup, duke ndihmuar kështu në qetësimin e stresit dhe përmirësimin e humorit, transmeton klankosova.tv.
Pikërisht për këtë arsye, vëzhgimi i yjeve dhe praktika e njohur si “larja në yje” po bëhet gjithnjë e më popullore si një metodë natyrale për të rigjeneruar mendjen dhe shpirtin.
Kjo praktikë, që po përhapet nga fushat e egra të Yorkshire në veri të Anglisë deri në natyrën e egër të Afrikës së Jugut, përfshin shtrirjen nën qiellin e natës dhe fokusimin në pafundësinë e yjeve. Meditimi dhe qetësia që shoqërojnë këtë eksperiencë ndihmojnë në largimin e ankthit dhe stresit.
Një nga përvojat më të veçanta është ajo në Yorkshire, ku pjesëmarrësit shtrihen në vaskë të vjetër viktoriane në fushë të egër me barishte. Sipas bbc, udhëhequr nga guida Gemma, ata bëjnë një meditacion të qetë, duke u përqendruar në frymëmarrje dhe qiellin mbi ta. Në heshtjen e natës, ndërsa yjet shfaqen njëri pas tjetrit, ndjenja e lidhjes me universin bëhet e prekshme dhe qetësuese.
Pas tre viteve të streset dhe ankthit të vazhdueshëm, shumë njerëz po gjejnë në “larjen në yje” një mënyrë të re për t’u kthyer tek natyra dhe vetvetja, duke përfituar jo vetëm nga bukuria e pafundme e qiellit të natës, por edhe nga efektet e saj terapeutike në shëndetin mendor.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...