Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij Anita Haradinaj, kanë vizituar sot Ferizajn, ku ishin të ftuar në shtëpinë e artistes Loredana Zefi.
Haradinajt janë pritur nga Loredana dhe partneri i saj, futbollisti Karim Adeyemi, në një atmosferë miqësore dhe të afërt.
Çifti Loredana–Adeyemi, të cilët së fundmi kanë tërhequr vëmendje me qëndrimet e tyre në Kosovë, duket se po kalojnë disa ditë pushimi në vend.
Vizitën e ka konfirmuar edhe vetë Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi: “Bashkë me Anitën në familjen e mikeshës sime dhe artistes sonë, Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi”.
Takimi ka marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku është komentuar si një vizitë miqësore mes familjes Haradinaj dhe çiftit Loredana–Adeyemi./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...