Konkursi për Kryeprokuror, monitoruesit kërkojnë proces transparent

21:25 | 19 Maj 2026
R J

Ndryshimet ligjore dhe rregulloret e reja të miratuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë hapur rrugë që procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit i ri të i Shtetit të ketë legjitimitet, përmes zhvillimit transparent të procedurave,

” Vlerësojmë se edhe me rregulloren bazë edhe me këtë mund të aplikohet, apo mund të ketë një konkurs prej të cilit mund të dalë një kandidat meritor për pozitën e kryeprokurorit ë shtetit, ndryshimet ligjore dhe ndryshimi rregullores bazë për këtë proces, i hapin rrugë kryeprokurorit të shtetit, .. edhe pse ka ligje të reja dhe rregullore të re, mbetet e rëndësishme fakti që rregullore të aplikohet në mënyrë të drejtë nga ana e komisionit , por edhe monitorimi i këtij procesi është më i rëndësishëm se ai paraprak ky proces po synohet te jetë transparent dhe meritor”, ka thënë për RTK, Liridon Salihi, GLPS.

Ata që e monitorojnë punën e Këshillit Prokurorial thonë se tash janë krijuar kushtet që procesi të ketë legjitimitet.

“Ka pasur qasje të duhur edhe me hartimit e këtyre kritereve qoftë të rregullores qoftë të konceptdokumetit dhe udhëzuesit për panelin për intervistimin e kandidatëve dhe koncept dokumentin dhe kjo për faktin se kushdo që ia mësyn pozitës së kryeprokurorit të shtetit të dëshmoj që ka integritet të lartë të dëshmoj që ka ekspertize dhe përgatitje të lartë profesionale dhe për më tepër të dëshmoj që në raste konkrete ka pasur sukses në menaxhimin e lëndëve në administrimin e rasteve sidomos atyre komplekse qoftë të krimit të organizuar të korrupsionit të krimeve ekonomike”, ka thënë Vullnet Bugaqku, KDI.

Referuar afatit të konkursit, pritet që një emër për Kryeprokuror të Shtetit t’i propozohet presidentes për dekretim, për monitoruesit nuk e përjashtojnë mundësinë e rishpalljes së konkursit për çështje eventuale procedurale.

Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit ka mbetur pa emër të ri që nga prilli i vitit 2022, pasi ish-presidentja Osmani nuk e kishte dekretuar Blerim Isufajn në krye të këtij institucioni.

Në prill të vitit 2022, Besim Kelmendi u zgjodh ushtrues detyre deri në shkarkimin e tij në vitin 2025.

Më tej, KPK emëroi Agron Qalajn si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, derisa Supremja anuloi vendimin për shkarkimin e Kelmendit, i cili në fund të vitit të kaluar kërkoi vetë të lirohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.