Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur lidhur me bllokimin e disa projekteve në kryeqytetit nga ana e Ministrisë së Kulturës.
Ai ka akuzuar Qeverinë për bllokim punësh në kryeqytet, ndërsa ka shtuar se menaxhmenti i kryeqytetit po vazhdojnë të punojnë aty ku nuk po mund të bllokoj punimet niveli.
“Ne jemi duku punuar nëpër të gjitha pjesët e kryeqytetit edhe jemi duke i vazhduar punët aty ku s’mundet me blloku Qeveria, d.m.th. nëpër të gjitha pjesët e kryeqytetit shihni punë të mdhaja që janë duke u kry, mirëpo aty ku kanë mujtë me blloku nuk e kanë humb mundësin për me blloku. Pra, duke fillu prej unazës së kryeqytetit ku e kemi pas të aprovuem buxhetin prej 204 milionësh… ku edhe 84 milion pra 40% të këtyre fondeve kanë qenë grand, pra kanë qenë fal por ja që Qeveria e ka pa të udhës që ta bllokoj këtë projekt madhor të kryeqytetit i cili po them ka qenë i gatshëm qysh para tri vitesh me vazhdu punimet”, ka thënë ai në ‘Debat Plus”
“Për fat të keq janë puro politike, ose prej dikujt ose prej një partie apo njerëzve që shiten si njerëz kombëtar që ja dojnë të mirën vendit bëjnë do e mos që ta bllokojnë secilin projekt madhor për kryeqytetin”, ka thënë Rama.
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...