Policia e Kosovës ka zhvilluar një kontroll në një bodrum në një objekt në veri të vendit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Veton Elshani, i cili tha se është gjetur një tromblon dhe disa 8 karikatorë të mbushur.
Elshani tha se janë gjetur edhe pajisje shtesë për për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon.
Elshani tha se në lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar teksa bëri të ditur se një person është intervistuar.
Ai tha se Policia e Kosovës ka kontaktuar Prokurorin e shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Konfirmimi plotë nga Elshani:
Me datën 16.04.2025, pas pranimit të një informate nga qytetaret mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në podrumin e një ndërtese kolektive në rrugën “Ivo Lola Ribar”-Mitrovice Veri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tërheqjen dhe sigurimin e materialit të dyshuar në mënyrë të sigurt. Gjatë kontrollit të realizuar në atë atë lokacion policia ka gjetur dhe konfiskuar:
• 8 karikatorë me fishekë,
• 1 tromblon,
• si dhe disa pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon.
Policia e Kosovës ka kontaktuar Prokurorin e shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për luftim të dukurive negative dhe ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...