Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Imer Hakaj, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post sot pas njoftimit për inicimin e kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës ndaj Inspektoratit.
Ai tutje thotë se beteja për drejtësi ndaj “shkelësve të Ligjit për Trashëgimi Kulturore, për ndërhyrjet e paautorizuara për punimet në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtnë, do të vazhdojnë”, shkruan Arbresh.info.
“Përgjegjës për të gjitha veprimet e ndërmarra deri më tani jam dhe mbetem vetëm unë, si Drejtor i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, duke u nisur nga udhëzimi dhe miratimi për inspektim për Inspektorin e ITK-së”, ka shkruar Hakaj.
Duke kërkuar lirimin nga detyra nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, Hakaj thotë se ka ofruar dorëheqjen nga detyra zyrtare për “mosndërmarrjen e veprimeve me kohë dhe për shkak të mosreagimit me kohë ndaj shkelësve të ligjit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Rama dorëzon kallëzim penal ndaj inspektorit Zogaj për bllokimin e projekteve në Prishtinë
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116