Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, për, siç ka thënë ai, veprime në kundërshtim me ligjin dhe bllokim të projekteve zhvillimore në kryeqytet.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka akuzuar autoritetet e qeverisë qendrore për pengim të vazhdueshëm të projekteve madhore në Prishtinë, duke i cilësuar këto veprime si të motivuara politikisht dhe në dëm të interesit publik.
“Të gjitha projektet transformuese që kemi filluar në kryeqytet janë bllokuar dhe ndaluar nga autoritetet e qeverisë qendrore. Pa asnjë përjashtim,” ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se Komuna e Prishtinës ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunim me institucionet qëndrore, por përpjekjet janë hasur me “pengesa dhe veprime arbitrare që shkelin ligjin.”
Sipas Ramës, vendimi për kallëzimin penal ndaj inspektorit është rezultat i veprimeve të kundërligjshme që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndalimin e projekteve infrastrukturore dhe urbanistike, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e kryeqytetit.
“Do të veprojmë me të njëjtin rrugë dhe vendosmëri ndaj çdo personi që guxon të shkelë ligjin dhe të cënojë të ardhmen e qytetarëve të Prishtinës”, ka shtuar ai.
Kryetari i Prishtinës ka theksuar se kjo qasje nuk ka të bëjë me konfrontime politike, por me mbrojtjen e interesave të qytetarëve, të cilët, sipas tij, meritojnë një qytet të zhvilluar dhe funksional.
Ky zhvillim mund të përshkallëzojë më tej tensionet mes komunës dhe institucioneve qendrore, duke hapur një kapitull të ri të përplasjes për kompetenca dhe vizionin për të ardhmen urbane të kryeqytetit./Arbresh.info/
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Kurti e pranon që ishte në Prekaz: Po mbrëmë kam qenë te bac...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të...