Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka kryer disa kontrolle në tre shkolla, përfshirë SHMT “Lutfi Musiqi”, SHMP “Bahri Haxha” dhe Gjimnazin “Eqrem Çabej”
Me anë të një postimi në Facebook, Idrizi ka thënë se kontrollet janë realizuar me qëllim të verifikimit të sigurisë dhe për të siguruar që nuk kishte asnjë kërcënim të mundshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit, shkruan Arbresh.info.
Thuhet se gjatë këtyre kontrolleve, nuk është hasur asgjë e dyshimtë.
“Kjo është pjesë e një serie masash që do të vazhdojmë të implementojmë për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe për të luftuar çdo formë të dhunës dhe pasigurisë. Ne do të qëndrojmë të angazhuar për të ofruar mbështetje dhe siguri për komunitetin tone”, ka thënë ai.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme është mbajtur mbledhja urgjente e Këshillit për Siguri në Bashkësi në Komunën e Vushtrrisë.
Idrizi i’u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qytetarëve të Vushtrrisë.
Më 23.03.2025, një 19 vjeçar është vrarë me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij. Vrasja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.
Viktima ka inicialet A.Z., ndërsa dorasi ka inicialet B.D.
Tashmë B.D. ka pranuar fajësinë dhe më pas Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tij.
Ndërsa dje, më 24.03.2025 ka ndodhur një tjetër vrasje në fshatin Stanoc ku është vrarë një grua dhe më pas autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje.
Familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, para gazetarëve ka deklaruar se dyshojnë që vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më tek dorasi./Arbresh.info/
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI