Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, duke e caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj B.D., të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij A.Z., të dielën (23 mars) në Vushtrri.
19 vjeçari dzshohet se ka kryer veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, shkruan Arbresh.info.
“Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe,Prokuroria Themelore në Mitrovicë tha se i dyshuari e kishte pranuar fajësinë për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuari e kishte goditur tre herë viktimën me armë zjarri.
Motivet për këtë vrasje ende nuk janë bërë të ditura./Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Policia e konfirmon: Një 19-vjeçar është vrarë në Vushtrri, i dyshuari në arrati
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...