Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Të arrestuar janë: L.L – 21 vjeçar, P.R – 18 vjeçar, H.D – 21 vjeçar, D.M – 18 vjeçar, H.D – 26 vjeçar dhe B.M – 24 vjeçar.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit.
Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 15.02.2025 në rrugën “Knjaz Millosh”, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, i lënduar ka mbetur viktima LL.P 17-vjeqar, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore./Arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...