Një 69-vjeçar është gjetur sot i vdekur në oborrin e një shtëpie në Gjilan.
Lajmin për Arbresh.info t e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 11.02.2025, rreth orës 15:05, kemi pranuar informacionin se në qytetin e Gjilanit në oborrin e një shtëpie ishte një person i shtrirë në tokë. Pas daljes në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një person mashkull kosovar i vitit të lindjes 1956 i cili dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë me të cilën dyshohet se personi të ketë kryer aktin”, ka thënë Osmani.
Ai ka bërë me dije se kanë nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave.
“Nga mjeku kujdestar në vendngjarje është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan së bashku me Prokurorin e Shtetit të cilët janë duke punuar në ndriçim dhe sqarim të rrethanave të rastit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha shtuar tutje ai./Arbresh.info/
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit