Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sonte Grabanicë të Klinës është shprehur se nuk duhet jetuar për hatrin e dikujt që siç u shpreh ai, dëshiron të mbetet në pushtet.
Haradinaj para qytetarëve atje tha se duhet ecur përpara dhe nuk duhet jetuar në improvizime.
“Ne nuk duhet të jetojmë për hatër të dikujt që do me mbetë në pushtet, e i ka ikur koha e heroizmave e patriotizmave, nuk duhet me jetu në pasiguri për hatër të një njeriu, se ai do me i shëru komplekset e veta”.
“Ne jemi një popull, ne kemi të drejta, ne jemi njerëz të këtij vendi, ne duam të zhvillohemi, duam të ecim, duam të shkojmë si popujt e tjerë, si Kroacia, si Sllovenia, si Shqipëria, duam të ecim, nuk duam të jetojmë në improvizime, në këto që i ndodhin Kosovës”, u shpreh Haradinaj.
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...