Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se impiantet në Shipol dhe Balinc janë duke operuar me kapacitete të plota, ndërsa trajtimi i ujit po zhvillohet në kushte normale pune.
Sipas njoftimit ka filluar distribuimi i ujit edhe për zonën e Skenderajt, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, kompania ka kërkuar që uji të përdoret vetëm për nevoja higjienike deri në një njoftim të mëvonshëm.
“U njoftojmë se Impiantet në Shipol dhe Balinc janë duke operuar me kapacitete të plota dhe trajtimi është duke u zhvilluar në kushte normale të punës. Po ashtu edhe për Skenderaj ka filluar distribuimi i ujit. Kërkesa jonë që uji të përdoret vetëm për nevoja hixhenike ende mbetet në fuqi deri në njoftimin tonë të radhës.”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./Arbresh.info/
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës