Kosova luan sfidën e fundit ndaj Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve për këtë edicion.
Kjo ndeshje starton nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare të takimit.
Mes shumë mungesash, selektori i Kosovës, Franco Foda, ka zgjedhur 11-shen ideale për këtë sfidë:
Muric, Hadergjonaj, Aliti, Ilir Krasniqi, Aliti, Vojvoda, Zhegrova, Rexhbeçaj, Berisha, Jashari, Rrahmani, Muriqi.
Kurse homologu i tij Jankauskas ka vendosur të inkuadrojë këta futbollisti në fushë:
Gertmonas, Mllaslus, Utkus, Girdvainis, Sirvys, Slivka, Gineitis, Vorobjovas, Lasickas, Cemych, Paulauskas.
Ndeshjen e parë mes këtyre kombëtareve e ka fituar Kosova me rezultat 2-1./Arbresh.info
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...