“Kemi patur shumë aktivitete anembanë Kosovës me strukturat e VV-së. Me politikat tonë qeverisëse, për tri vjet kemi 20 për qind rritje, kemi punësuar mbi 12 mijë persona. Me aktivitete tona në festa e protesta, Lëvizja jonë ka qenë e angazhuar për mosdiskriminimin e fshatit me qytetin”, tha Kurti, raporton eo.
“Mbi 60 mijë e 500 anëtarë, anëtarësia jonë është e shtrirë në 1 mijë e 120 fshatra, kjo është një punë që kurrë nuk duhet të ndalet, është strukturim i idesë, strukturimi politik nuk qëndron vetë ka nevojë për takime, debate atëherë fillon demokracia”, shtoi Kurti.
I pari i shtetit, thuri lavde për mërgatën teksa tha se pa ndihmën e tyre, si parti nuk do t’i fitonin zgjedhjet e kaluara dhe shtysë e madhe për këtë ka qenë pikërisht mërgata.
“Pa mërgatën jo vetëm që ne nuk do t’i fitonim zgjedhjet, por edhe shumë familje tona nuk do kishin dalë në fund të muajit. Mërgata është thesar kombëtar, ajo sjell kulturë demokratizuese në shoqërinë tonë”, tha Kurti.
Në fjalim e tutje, Kurti u foli pjesëmarrësve në tubim edhe për zgjedhjet në vitin 2025, duke iu thënë se duhet të jenë të gatshëm dhe të përshtatshëm për zgjedhjet e reja.
Ai duke ironizuar tha se opozita nuk mund t’i shtyjë ato vazhdimisht.
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...