Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se do të iniciohet padi nga presidentja Osmani për ekspertin e sigurisë, Bedri Elezi i cili ka deklaruar se “Presidentja Vjosa Osmani dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e Banjskës”.
Me anë të një reagimi në Facebook, Kupina ka thënë se kjo është gënjeshtër nga Elezi dhe deklarata të tilla sipas tij cenojnë edhe sigurinë kombëtare.
“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore”, ka shkruar Kupina.
Tutje, ai thotë se shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.
“Njëkohësisht, Presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”.
Ndryshe, Elezi për Osmanin ka thënë se dyshohet se ka negociuar për lejimin e largimit të anëtarëve të BIA-s në rastin e Banjskës./Arbresh.info
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit